LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton me vështirësi në fund ndaj Trepçës ‘89

Ballkani fiton me vështirësi në fund ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka fituar me vështirësi në fund 1-0 në udhëtim te Trepça ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ilir Dajës ka marrë tri pikë shumë të vlefshme, pasi ka shënuar fitoren e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara në pranverë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabarta nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe të dyja ekipet shkuan në pushim pa gola (0-0).

Në pjesën e dytë, Ballkani ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe pas disa rasteve të krijuara, arriti ta shënoj edhe golin e fitores.

Goli i fitores erdhi në minutën e 88-të të ndeshjes dhe ishte Albion Rrahmani, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 47 pikë apo tri më shumë se Drita e dyta, ndërsa 89-shi renditet në vendin e shtatë me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Trepça ’89 udhëton te Gjilani, teksa Ballkani e pret Dukagjinin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori