LAJMI I FUNDIT:

Bale apo Benzema? Kjo është dilema e vetme e Zidanes për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit

Bale apo Benzema? Kjo është dilema e vetme e Zidanes për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit
Foto: Marca.com

Trajneri i Real Madridit ka vetëm një dilemë në lidhje me formacionin startues në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Real Madridi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në ndeshjen që do të zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 dhe do të luhet në Olimpik Stadium të Kievit.


Sikurse Zidane, ashtu edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kanë në dispozicion gjithë skuadrën dhe tani dilema është se kush do të luaj nga fillimi.

Drejt finales Real Madrid – Liverpool: Nëntë futbollistët që kanë luajtur me të dy skuadrat
Lexo po ashtu Drejt finales Real Madrid – Liverpool: Nëntë futbollistët që kanë luajtur me të dy skuadrat

Trajneri francez duhet të vendosë midis Gareth Bale dhe Karim Benzema për vendin e fundit në formacionin titullar.

Bale apo Benzema, dilema e vetme e Zidanes (Getty Images)

Ai mund të zgjedhë yllin nga Uellsi dhe të gëzojë përfitimet e një lojtari që luan gjerë me përfundim të shkëlqyeshëm ose mund të zgjedhë francezin dhe t’i sigurojë Ronaldos një partner për t’i siguruar asistime dhe lidhje të lojës.

Të dy lojtarët do të ndjehen se meritojnë të startojnë, pasi  të dy janë në formë të mirë, me Bale që ka pesë gola në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Benzema ka katër gola në pesë të fundit, por vetëm njëri ka të ngjarë të fillojë kundër Liverpoolit.

Zidane: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është trofeu më i mirë  
Lexo po ashtu Zidane: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është trofeu më i mirë  

Formacioni i Zinedine Zidane ndaj Liverpoolit: Keylor Navas, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Isco, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ose Karim Benzema.

Statistikat e Bale në sezonin 2017/18

38 ndeshje të luajtura

2,332 minuta të luajtur

19 gola

6 asistime

43 goditje në gol

Statistikat e Benzemas në sezonin 2017/18

46 ndeshje të luajtura

3,149 minuta të luajtur

11 gola

11 asistime

36 goditje në gol

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori