LAJMI I FUNDIT:

Bakayoko nuk ua falë gabimin policëve italianë për arrestimin në mes të rrugës

Bakayoko nuk ua falë gabimin policëve italianë për arrestimin në mes të rrugës

Tiemoue Bakayoko ka këmbëngulur se policia italiane ‘shkoi shumë larg’ pasi ai u ndalua me armë në një ndalim të tmerrshëm që rezultoi të ishte një rast identifikimi i gabuar.

Mesfushori në largim i Chelseat, i cili ishte i huazuar te Milani sezonin e kaluar, u ndalua nga policët në Milano në fillim të këtij muaji, por pamjet e incidentit u shfaqën vetëm këtë javë.


Një video nga gazetari i Sport Italia, Tancredi Palmeri ka kapur incidentin e frikshëm. Një polic e shtyu futbollistin, i cili bëri 14 paraqitje në Serie A për Rossonerët triumfues sezonin e kaluar, përballë një makine policie.

Nën kërcënimin e armëve, policia italiane stopon Bakayokon – por shpejt u kuptua se ishte një ngatërresë nga ta
Lexo po ashtu Nën kërcënimin e armëve, policia italiane stopon Bakayokon – por shpejt u kuptua se ishte një ngatërresë nga ta

Ai u duk se kishte zbrazur xhepat e Bakayokos dhe e hodhi gjësendet në çatinë e makinës së policisë, ndërsa dy policë të tjerë drejtuan armët e tyre në automjetin e lojtarit.

Një oficere femër e mbajti armën e saj drejt në një pasagjer tjetër të automjetit ndërsa ndodhi incidenti.

Gjithsesi, u duk se policët gradualisht u duk se kishin personin e gabuar dhe shpejt i tërhoqën armët dhe qetësuan mesfushorin me një përkëdhelje të butë pas shpine.

Tiemoue Bakayoko u ndalua me armë në një provë të tmerrshme në Milano në fillim të këtij muaji.

Bakayoko tani ka folur për situatën e tij dhe tha se ndërsa e kuptoi se oficerët bënë një gabim, ai beson se ata ‘shkuan shumë larg’.

“Autoritetet deklaruan se ishte një gabim dhe e kuptuan vetëm në kohë reale”, ka deklaruar ai.

“Të bësh gabim është njerëzore, nuk kam problem me këtë, por mënyra se si ata i përdorën ato (armët), kanë shkaur shumë larg”.

E arrestuan gabimisht, policia italiane del me njoftim se si ia huqi në identifikimin e Bakayokos
Lexo po ashtu E arrestuan gabimisht, policia italiane del me njoftim se si ia huqi në identifikimin e Bakayokos

Bakayoko nënshkroi për Chelsean në një lëvizje të madhe në vitin 2017, duke mbërritur në Stamford Bridge nga Monaco për 45 milionë euro.

Megjithatë, pavarësisht se kaloi pesë vjet në klub, lëvizja nuk ka funksionuar.

Në sezonin e tij të parë, ai bëri 43 paraqitje në të gjitha garat, por nuk ka luajtur për Chelsean që nga sezoni 2017-18.

Që atëherë, ai ka kaluar periudha huazimi në Milan, Monaco, Napoli dhe më pas përsëri në Milan, ku fitoi titullin e Serie A në sezonin e fundit.

Të dielën, mediumi francez Foot Mercato raportoi se Bakayoko më në fund po largohet nga Stamford Bridge pasi ra dakord për një marrëveshje me klubin e Ligue 1, Marseille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori