LAJMI I FUNDIT:

Bailly zgjedh futbollistin më të mirë afrikan dhe atë më të mirë ndonjëherë në botë

Bailly zgjedh futbollistin më të mirë afrikan dhe atë më të mirë ndonjëherë në botë

Eric Bailly ka treguar preferencat e tij në lidhje me futbollistit më të mirë të botës dhe atë të kontinentit afrikan.

Mbrojtësi i Manchester United ka deklaruar se futbollisti më i madh afrikan është ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.


Ndërsa, futbollisti më i mirë ndonjëherë në botë, sipas Baillyt është tanimë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Edhe Drogba opsion për Napolin
Lexo po ashtu Edhe Drogba opsion për Napolin

“Futbollisti më i madh afrikan është shoku im, Didier Drogba”, ka thënë fillimisht mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly.

“Por, futbollisti më i madh ndonjëherë, për mua, është Zinedine Zidane”, përfundoi mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’. /Telegrafi/