ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Nesër (e diel) fillon gara për ekipin Bad News Eagles në turneun CCT South Europe 3, ku do të garojnë për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

Në ndeshjen e parë ekipi shqiptar do të takohet me ekipin undefined, të cilët renditen në vendin e 134 –të në ranglistën botërore të CS:GO.


Ndeshja do të luhet nesër (e diel) nga ora 20:00, në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohet në platformën Gjirafavideo.

Në sezonin e kaluar të CCT South Europe, Bad News Eagles përfunduan garën në vendin e dytë, pas humbjes ndaj ekipit Aurora në finale.

Për momentin ekipi shqiptar janë duke garuar në turne të ndryshëm të CS:GO, dhe së fundmi garuan në turneun e organizuar në Malta ku përfunduan në vendin e dytë.

Gjithashtu Bad News Eagles do të jenë pjesëmarrës të turneut RMR për BLAST Paris Major, turneu më i madh në CS:GO. /Telegrafi/

telegrafi sport app