LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles do të përballen me ekipin rus forZe në Play-Off të turneut me vlerë 300.000 dollarë

Bad News Eagles do të përballen me ekipin rus forZe në Play-Off të turneut me vlerë 300.000 dollarë
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të takohet me ekipin forZe në ndeshjen e parë të Play-Off në turneun e CS:GO – BetBoom Playlist Urbanistic.

Reklama

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, nesër (e martë) duke filluar nga ora 19:30.

Favorit i kësaj ndeshje është ekipi rus forZe me renditje në vendin e 17 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Por çka e favorizon ekipin shqiptar është se për momentin ndodhen në Suedi ku edhe po praktikohen për turneun Major që do të mbahet në Paris.

Herën e fundit dy skuadrat janë përballur në turneun CCT Central Europe Malta Finals, ku fitues doli ekipi shqiptar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 300.000 dollarësh.

Ndeshjen Bad News Eagles ndaj forZe mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale - tani në pritje të licencimit për garat evropiane

Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale - tani në pritje të licencimit për garat evropiane

Superliga
PSG shënon humbje të mëdha menjëherë pas largimit të Messit

PSG shënon humbje të mëdha menjëherë pas largimit të Messit

Ligue 1
Moises Caicedo arrin marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Moises Caicedo arrin marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori