LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen e rëndësishme në turneun e CS:GO ESL Challenger League ndaj ekipit Entropiq

Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen e rëndësishme në turneun e CS:GO ESL Challenger League ndaj ekipit Entropiq
(Foto: HLTV)

Para se të fillojnë përgatitjet për Majorin në Brazil, ekipit shqiptar Bad News Eagles i duhet të kalojë sfida të tjera në ngjarjet të cilat për momentin janë duke garuar.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet me ekipin Entropiq, në kuadër të turneut kualifikues ESL Challenger League, ku po garojnë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Pro League si dhe një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.


Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, sot (e enjte) duke filluar nga ora 19:00, dhe ekipi i cili pëson humbje do të eliminohet nga gara.

Favorit i kësaj ndeshje është ekipi shqiptar të cilët renditen në vendin e 24 –të në ranglistën botërore të CS:GO, 13 –të vende më poshtë se ekipi Entropiq.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/