LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles mposhtet nga ekipi PALOMA në turneun ESL Challenger League

Bad News Eagles mposhtet nga ekipi PALOMA në turneun ESL Challenger League
(Foto: HLTV)

Bad News Eagles ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në turneun kualifikues ESL Challenger League Season 43.

Ndeshja e zhvilluar ndaj ekipit PALOMA nuk përfundoi në të mirë të ekipit shqiptar, pasi pësuan humbje me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.


Edhe pse e nisën mirë duke fituar mapin e parë ‘Ancient’ me rezultat 16-11, nuk arritën që këtë ta përsërisin në dy mapat e tjera.

Në ‘Mirage’ u mposhtën me rezultat 16-14, ndërsa në ‘Nuke’ pësuan humbje me rezultat më të thellë 16-8.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles kalon në ‘Lower Bracket’ të turneut kualifikues ESL Challenger League, ku po garojnë për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Pro League. /Telegrafi/