LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles kualifikohen tutje në turneun ESL Pro League Conference

Bad News Eagles kualifikohen tutje në turneun ESL Pro League Conference
(Foto: HLTV)

Ekipi Bad News Eagles janë shpallur fitues të turneut RES Adriatic League, për t’u kualifikuar tutje në turneun ESL Pro League Conference.

Në ndeshjen finale ekipi shqiptar u përball me ekipin Zero Tenacity, të cilët me lehtësi i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.


Tani Bad News Eagles do të garojnë në turneun ESL Pro League Conference, me skuadrat e rajoneve tjera, për një vend në turneun ESL Pro League.

Dy skuadrat më të mira nga turneu ESL Pro League Conference do të kualifikohen tutje për në ESL Pro League, që do të mbahet në Malta.

Turneu EPL Conference, do të zhvillohet nga data 13 korrik, dhe do të garojnë gjithsej 10 skuadra.

Theksojmë se ekipi shqiptar Bad News Eagles, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e turneut ESL Pro League. /Telegrafi/