LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin francez në turneun ESL Challenger League

Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin francez në turneun ESL Challenger League
(Foto: HLTV)

Forma e mirë e ekipit shqiptar Bad News Eagles është duke vazhduar, tani arritën që të fitojnë edhe ndeshjen e dytë në turneun ESL Challenger League, ku e mposhtën ekipin francez Falcons.

Pas një paraqitje fantastike nga të gjithë lojtarët e ekipi shqiptar, ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të tyre.


Në mapin e parë ‘Vertigo’ fituan me rezultat 16-11, ndërsa në mapin e dytë ‘Mirage’ arritën të rikthehen pasi ishin duke humbur me rezultat të thellë, ku në vazhdime e përmbyllën me rezultat 19-17.

Me këtë fitore ekipi Bad News Eagles tani është në serinë e dy fitoreve në ESL Challenger League, dhe ka siguruar fazën e Play-Off -it.

Lojtari më i vlefshëm në ndeshjen ndaj ekipit Falcons ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 54 eliminime gjithsej.