Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitoren e parë për vitin 2023, pas ndeshjes ndaj ekipit Websterzz në turneun CCT South Europe.

Ndeshja e parë me trajnerin e ri shkoi mirë për Bad News Eagles, pasi fituan me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndaj Websterzz.

Mapi i parë ‘Mirage’ përfundoi me rezultat 16-7, ndërsa i dyti ‘Inferno’ 16-14.

Paraqitja fantastike nga Flatron ‘juanflatroo’ Halimi e ndihmoi ekipin Bad News Eagles që të shënoi fitoren e parë të vitit.

Juanflatroo e përfundoi ndeshjen me 54 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.60.

Pas kësaj fitore Bad News Eagles do të përballen me ekipin Eternal Fire në çerekfinale.

Reklama

Të gjitha ndeshjet e Bad News Eagles dhe skuadrave tjera në CCT South Europe transmetohen në platformën Gjirafavideo. /Telegrafi/

Reklama