LAJMI I FUNDIT:

Baby G fryen buzët, zbulohen imazhe gjatë ndërhyrjes (Foto)

Baby G fryen buzët, zbulohen imazhe gjatë ndërhyrjes (Foto)

Këngëtarja e re shqiptare, Gordana Kingji, apo e njohur si Baby G, kohëve të fundit ka qëndruar në Zvicër për një koncert, ndërkohë që para se të mbajë koncertin ajo ka shëtitur duke shijuar bukuritë e qyteteve zvicerane në maksimum, pasi që kishte udhëtuar nga Londra.

Gjatë gjithë kohës asaj shoqëri i ka bërë mikesha dhe ish-reperja e njohur, Lil Vlora, e cila jeton në Zvicër.


Ndërkohë që këtë udhëtim Baby G e ka shfrytëzuar edhe për një shërbim tjetër, qëndrimi i saj në Zvicër ka qenë edhe për shkak të fryrjes së buzëve dhe këtë ia ka bërë po mikesha e saj e ngushtë Lil Vlora, e cila tashmë disponon një studio për shërbime të tilla atje.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të këngëtares Baby G teksa kryen këtë ndërhyrje në buzët e saj.

Vërehet qartë se këngëtaret tona i frynë buzët për një dukje sa më seksi dhe pamje më tërheqëse. /Telegrafi/