LAJMI I FUNDIT:

Babastars: E kemi rrahur Noizyn

Babastars: E kemi rrahur Noizyn

Nuk kanë të ndalur ende polemikat pas rrahjes së reperëve të ‘labelit’ Babastars dhe liderit të OTR, Noizyt. Janë reperët nga Kosova ata që kanë vazhduar sagën, duke tentuar të sjellin fakte se Noizy ka përdorur ‘make-up’ për të mbuluar shenjat nga rrahja dhe që të dalë në videon demantuese kinse nuk ka asgjë.

Faqja zyrtare e Babastars në Facebook në një seri postimesh ka kërkuar nga Noizy që të tregojë lokacionin dhe që të dalë në një përballje tjetër. Ky i fundit nuk ka komentuar më mbi ngjarjen, por vetëm ka postuar një demo në profilin e tij ku ka pralajmëruar këngën e re.

Babastars nuk janë ndalur. Kanë sjellë edhe imazhe faktike ku sipas tyre shihen shenjat e rrahjes. Në një prej fotove ku shihet Noizy me qaforen e Getit në dorë, shkruan:


“Në sekondën 29 të klipit ku buzëp***i mundohet me demantu lajmin që ka hangër dajak, së pari Onzino (miku i Noizyt i pranishëm gjatë incidentit) duhesh me e majt nja 1 muj kapuqin… Ti tjetri (Noizy) përveç që spo mundesh me qel syrin e majt, dhëmbin prej boksit të Agonit (reperit të Babastars) ku e ki?”, shkruan në foton e publikuar nga Babastars.

Sidoqoftë, në orët e vona të së shtunës është paraqitur edhe D.U.D.A, lideri i Double G Army, ‘labeli’ binjak ky i OTR. Reperi gjilanas ka publikuar një foto ku shfaqet Geti me një sy të enjtur, me ç’rast kërkoi nga fansat që të vendosin se kush ishte më i fortë, se kush kë e ka rrahur.

Të premtën në ora 9:30 në aeroportin e Zurichut janë përleshur dy prej grupeve rivale në hip hopin shqiptar, Babastars me në krye Getin dhe OTR me në krye Noizyn, dy figura këto që një kohë të gjatë sulmojnë njëri-tjetrin me anë të këngëve, në një konflikt që jo se i shihet fundi, por mund të themi se posa ka filluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori