LAJMI I FUNDIT:

Babai i Ilaix Moriba: Shpresoj që ai të mos largohet kurrë nga Barcelona

Babai i Ilaix Moriba: Shpresoj që ai të mos largohet kurrë nga Barcelona

Babai i Ilaix Moriba, Mamady ka thënë se përparësia e tyre është të nënshkruajnë një marrëveshje të re me Barcelonën.

Ilaix ka bërë një përparim në ekipin e parë këtë sezon nën trajnerin Ronald Koeman.


Cilësitë e tij janë të padiskutueshme, ndërsa familja e mesfushorit synojnë të mbesin gjithmonë në Camp Nou.

‘Xhevahiri’ i fundit i La Masia në ekipin e parë të Barcelonës: Ilaix Moriba, njihet për het-trikun kundër Realit, golin nga gjysma e fushës dhe klauzolën marramendëse
Lexo po ashtu ‘Xhevahiri’ i fundit i La Masia në ekipin e parë të Barcelonës: Ilaix Moriba, njihet për het-trikun kundër Realit, golin nga gjysma e fushës dhe klauzolën marramendëse

“Me këtë dinamikë, falë Koeman, unë jam duke menduar 100 për qind te Barça. Pse të largohet?”, ka thënë fillimisht babai i Ilaix Moriba, Mamady për gazetën katalunase Sport.

“Pse të largohet në atë moshë, duke rrezikuar të shkoj në një ekip tjetër kur ke një trajner që merr një shans nga një tjetër fëmijë nga La Masia në një lojë të vështirë si ajo e Sevillas … Duhet ta vlerësoni atë. Vështirë se dikush e bën atë”.

“Shpresoj që Ilaix të mos largohet kurrë dhe mund të jetë një shembull për brezin e ardhshëm në La Masia”.

Djelmoshat e Ronald Koemanit: Gjashtë super talente që po i bën gati për dekadën e ardhshme të Barcelonës
Lexo po ashtu Djelmoshat e Ronald Koemanit: Gjashtë super talente që po i bën gati për dekadën e ardhshme të Barcelonës

“Unë dua që fëmijët që kanë dyshime për të qëndruar të shohin Ilaix dhe të zgjedhin të qëndrojnë”.

“Kjo ndodhi me Messin, Iniestan, Busquetsin, Xavin, etj. Shpresoj se ai gjithmonë mund të qëndrojë në Barça”, përfundoi babai i mesfushorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori