LAJMI I FUNDIT:

Azpilicueta: Chelsea duhet t’i respektojë vendimet e Hazard

Azpilicueta: Chelsea duhet t’i respektojë vendimet e Hazard
Eden Hazard (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Chelseas, Cesar Azpilicueta, ka thënë e klubi duhet ta respektojë vendimin e Eden Hazard që të largohet nga Stamford Bridge, gjersa po përgatiten për finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi spanjoll ka deklaruar se ylli belg ka dhënë maksimumin për sukseset e skuadrës londineze, andaj vendimi rreth të ardhmes së tij duhet të respektohet, por që aktualisht janë të fokusuar në finalen që zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.


Cear Azpilicueta (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Azpilicueta në Sky Sports. “Ne kemi ardhur te Chelsea në të njëjtën kohë dhe ne duam që ai të qëndrojë, por që natyrisht se do t’i respektojmë vendimet e tij”.

“Mendja e tij është aktualisht te Chelsea dhe ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës. Pastaj do të shohim”, ka shtuar më tej spanjolli.

Chelsea ka udhëtuar për në Amerikë për tu përballur me New England Revolution në një ndeshje bamirësie, para se të përballen në finale me Arsenalin. /Telegrafi/