Sot i është dhënë lamtumira e fundit 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani, i cili humbi jetën dje, pasi në rrethana të pasqaruara ende kërceu nga kati i katërt i konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila shërben si karantinë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar që të mos politizohet rasti i vdekjes së të riut.
Në një postim në Facebook ai po ashtu kërkon nga organet kompetente të punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka tronditur qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Hazirit:
“Me dhembje të madhe, sot ia dhamë lamtumirën e fundit studentit të shkëlqyer dhe familjarit të jashtëzakonshëm, Agon Musliu, i cili pësoi nga kthimi në karantinë. Kërkoj të mos politizohet rasti, por organet ta zbardhin deri në fund. Ngushëllimet më të sinqerta prindërve të tij, familjes së gjerë, Gjilanit dhe Kosovës. Dhashtë Zoti që të jetë rasti i fundit.
Gjatë periudhës së pandemisë #Covid19, Gjilani është përballur me kronikën e zezë. E kemi tentim-vrasjen në familjen Maloku, vdekjen e 32-vjeҫarit, Amir Veliu në Burgun e Dubravës, në ditën kur do të dilte, vdekjen tragjike e 26-vjeҫarit, Debatik Huruglica në aksident komunikacioni, ndërsa rasti i fundit mbrëmë është gjetja e trupit të pajetë të B.O., në lumin Llapushnica të Karadakut!”, ka shkruar Haziri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron