Amarda Toçi është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila këtë vit është shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm në muzikën ndërkombëtare.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Ava Max ka publikuar dy projektet e reja muzikore “Blood, Sweat & Tears” dhe “Freaking me out”.

Këto janë lansuar vetëm në versionin audio, të shoqëruara me video mjaft të veçanta.

Këngëtarja 25-vjeçare është duke punuar në këngë të tjera, e njëkohësisht është mjaft e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme.

Të gjitha lajmet nga Ava Max Të gjitha lajmet nga Ava Max

Gjithashtu, ajo arriti sukses të madh ditëve të fundit, duke u nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/