LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ukrainase i kundërpërgjigjen Putinit: Fshini qytete të tëra nga harta, kryeni ekzekutime masive dhe në fund fajësoni Perëndimin

Autoritetet ukrainase i kundërpërgjigjen Putinit: Fshini qytete të tëra nga harta, kryeni ekzekutime masive dhe në fund fajësoni Perëndimin

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podoliak i është kundërpërgjigjur Vladimir Putinit, i cili mbajti sot një fjalim në Shën Petersburg, duke akuzuar presidentin rus se ka bërë një shpjegim të ri për luftën “kanibaliste”.

Putin më herët tha se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë “është bërë një litar shpëtimi” për shtetet e Perëndimit dhe e lejoi atë që të fajësonte Rusinë për të gjitha problemet e tij.


“Shpjegim i ri për luftën kanibaliste të Putinit. Ju sulmoni Ukrainën, fshini qytete të tëra nga harta, kryeni ekzekutime masive, e ktheni Rusinë në Mesjetë dhe më pas e quani atë një …”litar shpëtimi për Perëndimin”? Përdhunoni për mirë, vrisni për të hyrë në Parajsë? Kush duhet të besojë në këtë, përveç kampit Z?”, shkroi ai në Twitter.

Putin ka pohuar se më botën nuk do ta udhëheq vetëm një vend, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban "fjalimin e rëndësishëm": Perëndimi fajtor për krizat në botë
Lexo po ashtu Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban "fjalimin e rëndësishëm": Perëndimi fajtor për krizat në botë

“Shtetet e Bashkuara shpallën fitoren në Luftën e Ftohtë, ashtu si Londra, dhe më vonë e menduan veten si perënditë në planetin Tokë, të cilët nuk kanë detyrime, por vetëm interes”, tha i pari i shtetit rus.

Ndryshe, Putin tha se Bashkimi Evropian po humbte konkurrencën globale për shkak të sanksioneve që kishte vendosur ndaj Rusisë. /Telegrafi/