0Shares

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar plane për bisedime të reja me Marcelo Brozovic dhe Mauro Icardi për të rinovuar kontratat.

Ausilio pranon se marrëveshjet e reja për mesfushorin kroat dhe sulmuesin argjentinas janë një prioritet për klubin milanez.

Ai ka thënë se drejtuesit kanë qëllim të përmirësojnë kushtet e lojtarëve dhe të blindojnë ata për të ardhmen.

Wanda nuk nxitohet për një rinovim të kontratës së Icardit me Interit Wanda nuk nxitohet për një rinovim të kontratës së Icardit me Interit

“Ne kemi për qëllim përmirësimin dhe ripërtëritjen e kontratës së Icardit dhe ka bashkëpunim edhe nga ana e tyre”, ka thënë fillimisht Ausilio.

Icardi dhe Brozovic janë dy nga lojtarët kryesorë të Interit

“Duke pasur tre vjet në marrëveshjen e tij të tanishme, është e mundur që ne mund ta zgjidhim atë gjatë ditëve ose muajve të ardhshëm, nuk ka nxitim”.

“Sa për Brozovic, ne jemi në detajet përfundimtare”.

Brozovic pajtohet me kontratën e re të Interit Brozovic pajtohet me kontratën e re të Interit

“Po flasim për një kontratë të re edhe me Milan Skriniar”.

Milan Skirniar (Getty Images)

Megjithatë, kur u pyetën nëse Luka Modric mund të vinte nga Real Madridi në janar, përgjigja ishte përfundimtare.

“Absolutisht e pamundur”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Interi vazhdon ta ndjek Modricin, Ausilio synon ta transferojë në janar Interi vazhdon ta ndjek Modricin, Ausilio synon ta transferojë në janar

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)