LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang pëlqeu postimin ku thuhet se Potter është shkarkuar nga Chelsea

Aubameyang pëlqeu postimin ku thuhet se Potter është shkarkuar nga Chelsea
Foto: premierleague.com

Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk është i përshtatur te Chelsea, ka pëlqyer një postim në Instagram që njoftonte largimin e Graham Potter nga Stamford Bridge.

Blutë njoftuan shkarkimin e ish-trajnerit të Brighton të dielën në mbrëmje, pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villas.


Raportimet pretendojnë se lojtarët e Chelseat ishte kapur në befasi nga shkarkimi i Potter. Disa u informuan vetëm se ai ishte larguar përmes njoftimit zyrtar të klubit.

Deri më tani ka pasur heshtje nga Cobham, me lojtarët që ende nuk kanë dhënë mendimet e tyre për shkarkimin e Potter, por duket se Aubameyang i ka bërë të qarta ndjenjat e tij. Komunikata e Chelseat u shpërnda në kanalin zyrtar të klubit në Instagram dhe postimi u pëlqye nga Aubameyang.

Ish-lojtari i Arsenalit ka përjetuar një periudhë makthi në Stamford Bridge pas ardhjes së tij nga Barcelona verën e kaluar. Ai u transferua nën drejtimin e Thomas Tuchel, por gjermani u shkarkua pak javë pas arritjes së tij.

Aubameyang ka bërë vetëm 17 paraqitje nën drejtimin e Potter, vetëm nëntë prej tyre janë startues dhe ka shënuar vetëm tre gola. Ai gjithashtu është lënë jashtë skuadrës për secilën nga tre ndeshjet e mëparshme të Ligës Premier.

Sulmuesi gabonez mbeti gjithashtu jashtë listës së Chelseat në Ligën e Kampionëve, ndërsa shpreson që me trajnerin e ri do të ketë më shumë hapësirë. /Telegrafi/

Aubameyang liked Chelsea's Instagram post announcing Potter's sacking

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori