Atraktivja Ina Rama mbetet pa punë (Foto)

Avokati mbrojtës i saj e cilësoi një proces jo te rregullt, duke theksuar se gjithçka ishte e pritshme, pasi vendimi ishte sinkron me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
“Ne do e ankimojmë vendimin, edhe pse nuk kemi shumë besim te Apeli. Por, do të ndjekim të gjitha rrugët, vendimet janë në shkelje të hapur të ligjit, proces jo i rregullt ligjor”, ka thënë ai, citon Panorama.
Ish-kryeprokurorja, Ina Rama ka paditur Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkak se KLD i rrëzoi kërkesën për pozicionin e punës si gjykatëse në Gjykatën e Apelit.
Deri në mbarimin e mandatit të saj, Rama nuk ka pasur mundësi të kthehet në detyrën e gjyqtares, profesion që e ka ushtruar para se të ishte në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Sido që të jetë, ish-prokurorja atraktive mund të shijojë plazhin gjatë kësaj periudhe para se të vendosë se çfarë punë do të bëjë. Më poshtë ju sjellim disa fotografi të saj të realizuara më herët në plazh. /Telegrafi/


























































