LAJMI I FUNDIT:

Atletico merr fitore me një gol të vonshëm ndaj Gironas

Atletico merr fitore me një gol të vonshëm ndaj Gironas
(Foto: Getty)

Vetëm një gol është shënuar në Estadio Municipal de Montilivi, ku Atletico Madridi ka regjistruar fitore (1-0) në udhëtim te Girona në ndeshjen e javës së 25-të në La Liga.

Të dyja skuadrat i patën mundësitë e tyre gjatë të dy pjesëve, mirëpo nuk ia dolën të shënonin deri në minutat shtesë kur mysafirët e zhbllokuan rezultatin.


I inkuadruari në pjesën e dytë, Alvaro Morata shfrytëzoi një top pas një harkimi nga këndi për ta shënuar golin e fitores (90’+4) për Los Rojiblancos.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madridi qëndron në vend të tretë në renditjen tabelare, me tri pikë më shumë se Real Sociedadi që ndodhet një pozitë më poshtë.

Girona qëndron në kuotën e 30 pikëve në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll. /Telegrafi/