Atletico Madridi do të kërkojë të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi këtë verë, pasi Antoine Griezmann ose Diego Costa pritet të largohen. 

25-vjeçari është një prej golashënuesve elitar në Evropë dhe ka 16 gola këtë sezon, pavarësisht se ka qëndruar jashtë fushave rreth dy muaj shkaku i disa problemeve me hierarkinë e klubit.

Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi

Sulmuesit argjentinas iu hoq shiriti i kapitenit të Nerazzurrëve më parë këtë vit dhe nuk u paraqit në ekipin e parë për gjashtë javë, përpara se të rikthehej në veprim këtë muaj.

Icardi më parë ishte në radhët e të rinjve të Barcelonës para së të transferohej në Itali, ku luajti për Sampdorian në mes të viteve 2011 dhe 2013, përpara se të bashkohej me Interin.

Sipas gazetës spanjolle AS, Atletico Madridi synon ta rikthej Icardin në La Liga, pasi e sheh si pikën referuese të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Insigne paralajmëron largimin nga Napoli, Atletico Madridi interesohet për të Insigne paralajmëron largimin nga Napoli, Atletico Madridi interesohet për të

Ky medium raporton se Costa ka gjasa të shitet këtë verë, nëse një ofertë e mirë do të vijë për sulmuesin nga Superliga e Kinës, pasi spanjoll ka luftuar për formën dhe stërvitjen gjatë 12 muajve të fundit.

Edhe francezi Griezmann mund të largohet në drejtim të Barcelonës, ndërsa përveç Icardit edhe ylli i Napolit, Lorenzo Insigne dhe sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic po lidhen gjithashtu të lidhur me Atleticon. /Telegrafi/