LAJMI I FUNDIT:

Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi

Gigi Simoni: Icardi dhe Perisic do të largohen në verë nga Interi
Icardi dhe Perisic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Interit, Luigi ‘Gigi’ Simoni ka pohuar se Mauro Icardi dhe Ivan Perisic do të largohen nga klubi këtë verë.

Icardi dhe Perisic u shfaqën të afërt gjatë fitores 4-0 të Interut në Genoa – e cila ishte paraqitja e parë e sulmuesit pas afër dy muajve.


Por, Simoni nuk ishte i bindur nga ndreqja e marrëdhënies së tyre dhe sipas tij të dy do të largohen në afatin kalimtar.

Ultrasit e Interit: Icardi duhet të largohet menjëherë edhe nëse klubi e rrezikon sezonin
Lexo po ashtu Ultrasit e Interit: Icardi duhet të largohet menjëherë edhe nëse klubi e rrezikon sezonin

“Ne kemi nevojë për harmoni në skuadër për të arritur rezultate. Ju nuk fitoni dhe nuk shkoni larg nëse ka probleme në dhomat e veshjeve”, ka thënë Simoni për FCInterNews.

Icardi dhe Perisic nuk kanë pasur raporte të mira së fundmi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Lojtarët e sotëm janë më individualistë. Ata mendojnë për veten e tyre në radhë të parë dhe të mirë të ekipit në radhë të dytë. Mendoj se do të jetë me të vërtetë e vështirë për ta që të rregullojnë gjërat”.

Perisic tifozëve të Interit: Faleminderit për lëvdatat dhe kritikat
Lexo po ashtu Perisic tifozëve të Interit: Faleminderit për lëvdatat dhe kritikat

“Një përpjekje nga klubi ishte e nevojshme për të mbrojtur trajnerin, i cili ka mbetur i vetëm”.

“Mendon se në fund të sezonit, të dy, Icardi dhe Perisic do të largohen nga klubi”, përfundoi trajneri i cili fitoi Kupën UEFA me Interin në sezonin 1997/98. /Telegrafi/