LAJMI I FUNDIT:

Atletico ia ofron Juventusit huazimin e Saul Niguez

Atletico ia ofron Juventusit huazimin e Saul Niguez

Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pas huazimit një vjeçar në Angli te Chelsea.

Megjithatë mesfushori spanjoll nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe Chelsea nuk e shfrytëzoi mundësinë për blerjen e kartonit të tij.


27-vjeçari zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha garat kryesisht si zëvendësues duke shënuar vetëm një gol.

Por spanjolli nuk ka të ardhme te Atletico pasi tanimë trajneri Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e tij.

E ardhmja e Saul Niguez mund të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, tek skuadra e Juventusit.

Pas lëndimit të Pal Pogbas, Juventus është rikthyer për të kërkuar një mesfushor qendre.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Saul i është ofruar Juventusit dhe trajneri Massimiliano Allegri po e vlerëson këtë mundësi.

Saul Niguez shpjegon arsyen e largimit pas 12 viteve te Atletico Madridi
Lexo po ashtu Saul Niguez shpjegon arsyen e largimit pas 12 viteve te Atletico Madridi

Atletico është gati ta dërgoj 27-vjeçarin në huazim një vjeçar dhe t’ia paguaj gjysmën e pagës me Juventusin që do ta ketë të drejtën e blerjes.

Kujtojnë që javë më parë Atletico e kishte ofruar mesfushorin edhe te Roma, por as klubi italian e as Saul nuk ishin të interesuar për bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori