Atletico Madridi e ka fituar me rezultat 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Leicester Cityt.

Në pjesën e parë u akordua penalti në favor të skuadrës vendase, të cilën e konvertoi në gol Antoine Griezmann (28’).


AntoineGriezmann3 (Getty Images)

Ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë dhe me epërsi minimale nikoqirët shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë nuk pati gola, ashtu që ndeshja u vendos me golin e pjesës së parë.

Epërsia e Atletico Madridit nuk është bindëse, mirëpo mospranimi i golit në terren vendas ka vlerë të madhe para ndeshjes kthyese në Leicester. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5i0jb2_antoine-griezmann-penalty-goal-hd-atletico-madrid-1-0-leicester-city-12-04-2017-hd_sport

telegrafi sport app