LAJMI I FUNDIT:

ATK mbledh 10.4 për qind më shumë të hyrat vjetore

ATK mbledh 10.4 për qind më shumë të hyrat vjetore

Janë 465.7 milionë euro të hyrat e grumbulluara nga Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën janar-nëntor 2019.

Sipas ATK-së, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo vlerë është rritur për 10.4 për qind.


“Përveç të hyrave, ATK gjatë këtyre muajve ka punuar me intensitet të lart në arritjen e objektivave të përcaktuar paraprakisht, të cilat janë prioritete strategjike dhe njëkohësisht janë të bazuara në Planin Strategjikë, siç janë rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale dhe trajtimi i borxheve. Veç këtyre, në fokus do të mbetët avancimi i mëtejmë i teknologjisë informative”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Administrata thotë se me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. /Telegrafi/