LAJMI I FUNDIT:

Atalanta mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj PSG-së, italianët afër realizimit të ëndrrës

Atalanta mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj PSG-së, italianët afër realizimit të ëndrrës
Atalanta -Paris Sainnt-Germain (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Atalanta e ka mbyllur me epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë e ndeshjes hapëse të ‘Final 8’ në Ligën e Kampionëve është mbyllur me epërsi minimale të klubit italian.


Goli i vetëm në këtë pjesë ka ardhur në minutën e 27-të, ku ishte Mario Pasalic, i cili ka shënuar një gol të bukur pas asistimit të Duvan Zapata për 1-0.

Atalanta kalon në epërsi ndaj PSG-së pas golit të Pasalic
Lexo po ashtu Atalanta kalon në epërsi ndaj PSG-së pas golit të Pasalic

Përvec këtij goli, të dy klubet patën edhe raste tjera shënimi, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Posedimi i topit i takoi për një nuancë klubit francez, ndërsa italianët patën dicka më shumë nga rastet.

Gjatë 45 minutave të luajtur pati dy kartonë të verdhë dhe njëri nga shkoi për mbrojtësin shqiptar të Atalantas, Berat Gjimshiti, i cili u ndëshkua në minutën e 37-të. /Telegrafi/