LAJMI I FUNDIT:

Atalanta – Inter, formacionet e mundshme të super-ndeshjes në Serie A

Atalanta – Inter, formacionet e mundshme të super-ndeshjes në Serie A

Atalanta dhe Interi do të luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Atalantas në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Geëiss Stadium’ me fillim nga ora 15:00.


Të dy skuadrat janë duke përjetuar formë të luhatur në këtë fillim sezoni, por derbi i sotëm synohet të fitohet nga dy ekipet për të rritur moralin.

Sikurse Antonio Conte, ashtu edhe Gianpiero Gasperini kanë mungesa të mëdha, por pritet të luajnë me më të mirët.

Te Interi pritet të rikthehet Milan Skriniar dhe Alexis Sanchez, ndërsa te Atalanta nga minuta e parë pritet të luajë mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hateboer, Pessina, Freuler, Ruggeri; Malinovskyi, Gomez; Zapata.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Vidal, Brozovic, Young; Barella; Sanchez, Lautaro Martinez.

/Telegrafi/