Atalanta ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen ndaj Romës të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur ekipin në formë të Paolo Foncesas.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Duvan Zapata (59’), Robin Gosens (70’), Luis Muriel (72’) dhe Josip Ilicic (85’) për vendasit, ndërsa Edin Dzeko (3’) për Romën.

Atalanta triumfon me rikthim të çmendur ndaj Romës Atalanta triumfon me rikthim të çmendur ndaj Romës

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte i zëvendësuesi Ilicic, i cili pas golit të shënuar dhe dy asistimeve u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Romës, Antonio Mirante që u vlerësua me notë 4.9.

Reklama

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5.

Reklama

Atalanta:

Roma:

/Telegrafi/