LAJMI I FUNDIT:

Ata jetuan shëndosh e mirë?! Këta janë shtatë të famshmit për të cilët thuhet se kanë mashtruar për vdekjen e tyre (Foto)

Ata jetuan shëndosh e mirë?! Këta janë shtatë të famshmit për të cilët thuhet se kanë mashtruar për vdekjen e tyre (Foto)

Bota ka humbur shume yje para kohe dhe nganjëherë fansat që i deshën aq shumë e kanë të vështirë që të pranojnë se ata kanë vdekur në të vërtetë.

Shumë prej tyre duan të besojnë se idhujt i kanë akoma gjallë dhe ata janë fshehur diku për të bërë një jetë normale dhe të qetë.


Telegrafi jua sjell disa prej yjeve për të cilët fansat besojnë se ata janë akoma gjallë, ndërsa thurin teori të ndryshme konspirative.

Tupac Shakur

tupac
Nuk ka humbur besimi te fansat se ai vazhdon të jetojë.

Reperi u vra me armë në Las Vegas dhe vdiq gjashtë ditë më pas në një spital. Derisa vdekja e tij e shokoi botën, ka fansa që kohë pas kohe publikojnë edhe “fakte”, përmes të cilave pohojnë se idhulli i tyre jeton.

Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)

Sipas këtyre pohimeve, reperi legjendar jeton në Kubë dhe përpiqet ta mbajë jetën e tij të fshehtë nga sytë e botës, njofton Telegrafi.

Elvis Presley

elvis
Vështirë të besohej se Mbreti nuk jetonte më!

Mbreti i rokenrollit vdiq në vitin 1977 duke i lënë të pikëlluar fansat e tij të shumtë. Porse shumë prej tyre besojnë se ai ishte lodhur nga fama.

Ka pasur thashetheme se një helikopter ishte ulur në Graceland pak para se të njoftohej për gjetjen e trupit të tij. Disa thonë se Elvisi është marrë dhe është dërguar në Bermuda duke mashtruar se ka vdekur.

Paul Walker

paul
Ai gjithmonë mbijetonte në filma, por jo edhe në jetën reale, apo…

Ylli i “Fast and Furious” vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku, porse ka njerëz që thonë se e kanë parë duke u shëtitur nëpër Hollywood së fundmi.

Teoria në rastin e tij është se producentët kanë mashtruar për vdekjen e aktorit, në mënyrë që të ngjallnin interesim shumë më të madh për vazhdimet e radhës të filmit të popullarizuar.

Princesha Diana

diana
Ajo kishte edhe një lidhje të fshehtë.

Bota “ndaloi” në vitin 1997 kur doli lajmi se princesha Diana kishte vdekur në një aksident komunikacioni. Shumëkush nuk mundi ta besonte lajmin.

Prandaj lindën teori të ndryshme se princesha mashtroi për vdekjen për t’iu shmangur presionit dhe kritikave të mediave.

Disa teoricienë besojnë se ishte një bashkëpunim ndërmjet medias dhe Dianas, e cila për të pasur një jetë të qetë ua kishte siguruar lajmin më të madh në botë.

Kurt Cobain

kurtco
Cobain vrau veten me çifte.

Frontmeni i “Nirvana” bëri vetëvrasje në vitin 1994 duke vdekur në moshë 27 vjeçare. Por, fansat gjithmonë kanë dyshuar se ishte një mashtrim për t’i ikur partneres së tij, Courtney Love.

Nuk ndalen teoritë konspirative: Fakte të reja se Cobain është vrarë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Nuk ndalen teoritë konspirative: Fakte të reja se Cobain është vrarë (Foto/Video)

Disa thonë se fotografitë nga vdekja e tij janë montuar, sepse askund nuk është fotografuar fytyra e tij. Edhe pse kjo mund të shpjegohet me faktin e censurimit të pamjeve të rënda, kur dihet se ai e gjuajti veten në fytyrë me një çifte.

Michael Jackson

Jackson vdiq nga intoksikimi me barna.
Jackson vdiq nga intoksikimi me barna.

Mbreti i muzikës pop vdiq në vitin 2009, gjatë kohës kur po përgatitej për turneun e tij rikthyes. Spekulimet shpërthyen kur TMZ publikoi një video që e shfaqte këngëtarin duke u larguar nga autoambulanca pas kohës së caktuar për vdekjen e tij.

Ai është gjallë?! Michael Jackson shfaqet në ‘selfie’ me vajzën?! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ai është gjallë?! Michael Jackson shfaqet në ‘selfie’ me vajzën?! (Foto/Video)

Ka që thonë se ai dëshironte të ikte nga presioni dhe vëmendja e tepruar e medias dhe akuzave për abuzim ndaj fëmijëve. Thashethemet janë rikthyer këtë javë, pasi vajza e tij, Paris Jackson, publikoi një selfie, teksa në prapavijë shihet një figurë, për të cilën thuhet se është Jackson.

James Dean

A ka mundur t’i shpëtojë James Dean aksidentit?
A ka mundur t’i shpëtojë James Dean aksidentit?

Ikona e filmit vdiq në një aksident trafiku, mirëpo thuhet se ai i ka shpëtuar aksidentit, por ka mbetur i hendikepuar. Sipas teoricienëve, shefat e studiove besonin se në një gjendje të tillë, James Dean do të ishte dështim për përfitimet filmike, teksa një James Dean i vdekur do ta shndërronte atë në legjende.

Aksidentin e kanë parë dy dëshmitarë, njëri prej tyre kishte deklaruar se aktori ndodhej në karrigen e pasagjerit dhe jo në atë të vozitësit që ishte shkatërruar. Teksa dëshmitari tjetër nuk ka komentuar asgjë, ndërsa për një kohë të shkurtër, ai u bë i pasur në mënyrë të mistershme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori