LAJMI I FUNDIT:

Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)

Dy dekada pas vdekjes, fansat besojnë se Tupac është gjallë – ofrojnë dëshmi për këtë (Foto/Video)

Që nga vdekja e reperit ikonik, Tupac Shakur, fansat e tij gjithmonë kane hedhur dyshime se ai është gjallë.

Reperi u vra më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas, në moshë 25 vjeçare, ndërsa edhe dy dekada më pas besohet se ai është gjallë.


Madje ka kohë që qarkullon një tjetër fotografi – një selfie që është përfshirë në një video, e cila e shfaq një mashkull shumë të ngjashëm në dukje me Tupac.

tupac-krahasimi

Fansat thonë se kjo fotografi e realizuar në vitin 2015, është dëshmi se Tupac Shakur jeton dhe është shëndosh e mirë.

Sidoqoftë shumica besojnë se është thjesht një ngjashmëri mes tyre. “E di se të gjithë duan që ai të kthehet, por ai ka vdekur”, ka shkruar njëri prej komentuesve. “Kushdo që pohon se ai është gjallë, është një… idiot. Në ditët e sotme, në epokën e elektronikës, nuk mund të fshihesh”, shkruan një tjetër.

Ka pasur shumë teori konspirative nëse Tupac ka mashtruar për vdekjen e tij dhe vazhdon të jetojë. Spekulimet i shtoi akoma më shumë, ish-shefi i Death Row Records, Suge Knight, në vitin 2012, kur pohoi se ai ishte gjallë.

Asokohe, Knight deklaroi se asnjëherë nuk e kishte parë trupin e vdekur të Tupac, edhe pse ishte aty mbrëmjen kur është vrarë.

deathrow

Një nga teoritë më të popullarizuara është se reperi ishte lodhur nga vëmendja dhe fokusi i tepruar mbi të, saqë fabrikoi vdekjen e tij dhe shkoi të jetonte në Kubë. /Telegrafi/

Mësoni teorinë e re për vdekjen e Tupac
Lexo po ashtu Mësoni teorinë e re për vdekjen e Tupac

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori