LAJMI I FUNDIT:

“Ata janë si vëllezër”- Mikel Arteta tregon dy lojtarë të Arsenalit që kanë kimi të fortë mes vete

“Ata janë si vëllezër”- Mikel Arteta tregon dy lojtarë të Arsenalit që kanë kimi të fortë mes vete

Mikel Arteta ka thënë se Gabriel Martinelli dhe Fabio Vieira kanë një lidhje të fortë mes vete dhe me Arsenalin, duke e marr si shembull lidhjen që kishte Granit Xhaka me Oleksandr Zinchenkon.

E gjithë situata u zhvillua kur trajneri Arteta u pyet për Kai Havertz.


“Ne do të shohim [për një pozicion më të mirë], sepse gjërat do të ndryshojnë, ju e dini, dhe do të gjejë kiminë”.

“Granit [Xhaka], nëse ai nuk do të luante me Oleksandr [Zinchenkon] ndoshta do të kishte qenë ndryshe. Por diçka kishte aty, por ajo kimi e ndërtuar nuk erdhi vetëm në fushë, por jashtë saj dhe kjo e ndihmoi të gjithë rrjedhshmërinë”.

“Nëse i bashkoni Fabio [Vieira] dhe [Gabriel] Martinelli, diçka e mirë do të ndodhë sepse ata janë si vëllezër”.

“Është e vështirë për të”, Arteta pranon se Havertzit i mungon instikti i golit
Lexo po ashtu “Është e vështirë për të”, Arteta pranon se Havertzit i mungon instikti i golit

“Dhe është diçka që nuk është në taktikë, nuk është në formacion, është diçka tjetër. Ata kërkojnë njëri-tjetrin, shikojnë njëri-tjetrin, kuptojnë njëri-tjetrin dhe duan të luajnë me njëri-tjetrin. Dhe kjo është një plus dhe ne duhet të jemi gjatë gjithë kohës duke u përpjekur ta zhvillojmë këtë”, ka thënë Arteta.

Martinelli dhe Vieira e kanë pranuar hapur se janë si vëllezër. Ata shpesh shihen së bashku gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori