LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin V12 Vantage Roadster 2023 do të dalë në shitje edhe në tregun australian

Aston Martin V12 Vantage Roadster 2023 do të dalë në shitje edhe në tregun australian

Është prezantuar Aston Martin V12 Vantage Roadster 2023 përpara daljes në tregun ndërkombëtar që pritet të ndodhë në fund të këtij viti.

Dërgesat e para në tregun australian pritet të ndodhin më vonë gjatë këtij viti, ose nga fillimi i vitet të ardhshëm, raporton Drive.


Të etur për të fituar nga kërkesa 333 njësive “coupe” të V12 Vantage, Aston Martin planifikon prodhimin edhe të 249 ekzemplarëve konvertibil – të gjitha këto, prej të dy modeleve të shitura edhe para prezantimit formal, transmeton Telegrafi.

Menjëherë porsa njësit e fundit të V12 Vantage “coupe” dhe Roadster të prodhohen, Aston Martin ka deklaruar se kurrë më nuk do ta vendosin një motor V12 në një tjetër prodhim të Vantage, teksa ata kanë filluar numrin mbrapsht për daljen në treg të veturës së tyre të parë elektrike në vitin 2025, dhe me fillimin e ndërrimit të 90 për qind të gamës së tyre në vetura hibride dhe elektrike deri në vitin 2030.

Fuqia vije nga motori i dyfishtë me mbushje turbo V12 5.2 litërsh, i njëjtë me atë të V12 Vantage “coupe” – i cili vije nga modelet më të mëdha të Aston Martin, DB11 dhe DBS, duke zhvilluar një “coupe” që përputhet me 515kW dhe 753Nm.

Motori e dërgon fuqinë tek rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik me tetë shpejtësi, e mundësuar nga firma gjermane ZF, dhe një diferencial mekanik me rrëshqitje të kufizuar, e mjaftueshme për të arritur shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh për kohën e pretenduar 3.5 sekonda, dhe për arritjen e shpejtësisë maksimale prej 332kMh. /Telegrafi/