Barazimi i rekordit të Xavit, nuk ishte rekordi i vetëm që preku Lionel Messi të hënën mbrëma ndaj Huescas.

Reklama

Superylli argjentinas regjistroi paraqitjen e 767-të me fanellën e Barcelonës duke barazuar kështu numrin e paraqitjeve me legjendën spanjolle.

Nuk ka dyshim që Messi do të vë rekord të ri të paraqitjeve deri në fund të këtij sezoni dhe do ta rritë akoma më shumë nëse vendos të qëndrojë.

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Në anën tjetër, ai shënoi dy nga katër golat e katalunasve në triumfin prej 4-1 ndaj Huescas.

Paraqitje: 767 – Messi barazon rekordin e Xavit Paraqitje: 767 – Messi barazon rekordin e Xavit

Me golin e tij të parë, 33-vjeçari e ngriti në 20 numrin e golave të shënuar këtë sezon në La Liga (pastaj shënoi edhe golin e 21-të) dhe në këtë mënyrë vuri rekord të ri.

Reklama
Reklama

Messi është bërë futbollisti i vetëm që shënon 20 gola në 13 sezone radhazi në kampionatin spanjoll.

Tashmë, ai numëron 660 gola me fanellën e Barcelonës, 428 më shumë se i dyti në librat e historisë së klubit, Cesar Rodriguez. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/FC Barcelona)