LAJMI I FUNDIT:

ASH: Me rishikimin buxhetor prioritet zgjedhjet dhe jo ekonomia

ASH: Me rishikimin buxhetor prioritet zgjedhjet dhe jo ekonomia

Nga Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për shtyp deklaruan se me me rishikimin buxhetor prioritet janë zgjedhjet dhe jo ekonomia e vendit.

“Edhe me këtë rishikim buxhetor vazhdon logjika e njëjtë edhe pse në kohë krize, theksohet dimensioni politik dhe jo ai financiar dhe ekonomik i buxhetit. Me këtë rishikim Qeveria e demanton veten në të gjitha skenarët që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimi i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të Ministrisë së Financave parashihte zvogëlim prej 20%, ndërsa të njëjtat janë planifikuar me zvogëlim vetëm për 11,5%! Duke qenë të kufizuar në informata, dhe duke mos e ditur ende dinamikën e ristartimit dhe hapjes së ekonomisë, thjeshtë dyshojmë se ky është planifikimi i qëndrueshëm i të hyrave buxhetore.


Ndoshta planifikohet edhe ndonjë rritje tatimore si ajo e akcizave së fundmi. Paralajmërimi i shkurtimit të shpenzimeve publike deri më 2% u shndërrua në rritje prej 1.4% (53.7 milion euro). Arsyetimi se është rritje më e vogël e shpenzimeve publike se në shtetet si Gjermania, Finlanda s’do koment”, thonë nga ASH.

Nga atje theksojnë se edhe pse u paralajmërua rritje dhe dinamizm i investimeve kapitale më se të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike, prapë u sakrifikuan, duke u zvogëluar me 4.2 miliard denarë, ndërkohë që shpenzimet vijuese rriten për 9.6 miliard denarë.

“Zvogëlim i rrogave dhe kompensimeve për vetëm 0.4% shpreh tendencën e deritanishme të punësimeve parazgjedhore, dhe mos shkurtimin e shpenzimeve operative (tanimë të ndërprera për shkak të mos aktivizimit) të funksionarëve partiak, të punësuarve me kontratë në vepër para shpalljes së zgjedhjeve dhe për stimulimin e aktivizimit partiak”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori