ASH akuzon Ministrinë e Arsimit për mosmbajtjen e premtimit për shkollën në Reçicë
Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Tetovës për mospërmbushjen e premtimeve për ndërtimin e shkollës në Reçicë të Vogël. Ata madje kanë ironizuar me premtimet e komunës së shkolla do të ndërtohet me donacion kinez, duke prezantuar kështu një maketë shkollë që inaugurohej nga një manekin kinez.
“Gjendemi këtu para shkollës fillore të lagjes Reçicë e Vogël, e cila, siç u premtua në vitin 2013 u ndërtua nga donatori kinez, e që është i pranishëm sot me ne në inaugurimin e kësaj shkolle. Mirëpo, ashtu siç shihet, fatkeqësisht, donatori kinez, si shumë mallra kineze doli se na paska qenë fals, njësoj si premtimet e Teuta Arifi që nga viti 2013. Fatkeqësia më e madhe është se, më 14 janar të këtij viti u publikua edhe vendimi për ndërtimin e kësaj shkolle nga ministri i kompetencave Arbër Ademi, i cili, edhe kësaj here, përpiqet të tallet me nevojat dhe ndjenjat e banorëve të Reçicës së Vogël”, tha Donika Bakiu FRASH
Për dallim nga komunës së Tetovës e cila nuk komentoi rastin, Ministri i arsimit Arbër Ademi në një reagim me shkrim për “Alsat” thotë se jo vetëm kjo shkollë, por edhe ajo e Bllacës, së shpejti do të nisin të ndërtohen.
“Ata të cilët nuk kanë kapacitete, vizion dhe ide, sigurisht se nuk iu mbetet gjë tjetër përveç se të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve maksimalisht, të angazhuar për përmirësimin e standardeve të jetesës”, tha Ademi.
Ndryshe, objekti i shkollës fillore në Reçicë të Vogël dhe ai në fshatin Sellcë të Tetovës, po premtohen vite me radhë nga partitë politike, madje duke qenë në çdo cikël zgjedhor edhe pjesë e programeve të partive politike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare