LAJMI I FUNDIT:

Arti Krasniqi me paraqitje pozitive, përfundon i katërti në LMR Patra 2019

Arti Krasniqi me paraqitje pozitive, përfundon i katërti në LMR Patra 2019

 Notari Arti Krasniqi për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Rërë ‘Patra 2019’.

Arti Krasniqi arriti të dalë i katërti në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura, nga 16 garues pjesëmarrës.


Koha e tij ishte 59 minuta e 49.10 sekonda, vetëm 22 sekonda më shumë se sa medalisti i bronztë, greku Georgios Arniakos.

Dy vendet e para iu takuan italianëve: Andrea Manzi (57.57.20) dhe Marcello Guidi (57.57.8).

“Kam dhënë maksimumin, normal që pasi dola i katërti, jam pak i zhgënjyer që për pak nuk dola i treti, por edhe kjo pozitë është shumë e mirë për mua”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen. Gara nuk ishte e lehtë për shkak të valëve që mbretëronin”, deklaroi Arti Krasniqi për noc-kosovo.org.

Kampioni i Gjermanisë në not, Arti Krasniqi do të garojë për Kosovën, debuton në LMR Patra 2019
Lexo po ashtu Kampioni i Gjermanisë në not, Arti Krasniqi do të garojë për Kosovën, debuton në LMR Patra 2019

Gara e tij u ndjek nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atë të Federatës së Notit të Kosovës, të cilët po ashtu mbetën të kënaqur me paraqitjen e shkëlqyeshme të Artit, i cili dëshmoi se ka cilësi dhe të ardhme të ndritur.

Arti ditë më parë vendosi të lë Gjermaninë për të përfaqësuar Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori