Arteta pas humbjes nga Brighton: E vështirë dhe papranueshme humbja
486:"BRIGHTON, ENGLAND - JUNE 20: Mikel Arteta, Manager of Arsenal gives his team instructions during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Arsenal FC at American Express Community Stadium on June 20, 2020 in Brighton, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e pranon se humbja nga Brightoni është vështirë për t’u pranuar.
Arsenali ishte në epërsi ndaj Brightonit, por u befasua duke u mposhtur me rikthim 2-1.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i Topçinjve, Arteta, i cili ka folur pas ndeshjes.
“Është shumë e vështirë për t'u pranuar. Është e papranueshme në mënyrën se si e humbëm ndeshjen. Fakti që humbëm kaq shumë shanse, fakti që u dhamë atyre një gol dhe nuk garuam për golin e dytë”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Ne duhet të përpiqemi të ngremë karakterin e lojtarëve. Ka shumë gjëra që ata kanë bërë me të vërtetë mirë, por ne nuk po konkurrojmë”.