LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj rikthehen bashkë si aktore në serialin “Sha je be tu folën”

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj rikthehen bashkë si aktore në serialin “Sha je be tu folën”

Seriali “Sha je be tu folën”, vazhdon të mbetet ndër serialet më të preferuara të momentit.

Skenari origjinal dhe kasti i aktorëve të serialit, kanë bërë që skeçet e tij të pëlqehen nga publiku dhe të shpërnahen gjithandej në rrjetet sociale.


E kur jemi te realizimi, duket se kasti i aktorëve dhe stafi teknik i serialit e kanë pasur shumë më të lehtë punën së bashku, ngase shumica prej tyre kanë qenë më parë pjesë e një tjetër seriali të përbashkët, “O Sa Mirë”.

Foto: Sha je be tu folën/Instagram

Skenaristi Ard Islami, regjisori Eson Zymberi vazhdojnë serialin krahas trupës në përbërje nga aktorët: Ernest Zymber, Edonis Kastrati, Ridvan Murati, Adriana Matoshi, Kushtrim Qerimi e shumë të tjerë.

"Sha je be tu folën" ngërthen publikun para televizionit gjatë fundjavave - aktorët rrëfejnë suksesin e serialit humoristik
Lexo po ashtu "Sha je be tu folën" ngërthen publikun para televizionit gjatë fundjavave - aktorët rrëfejnë suksesin e serialit humoristik

Atyre do t’iu bashkangjiten shumë shpejt edhe bukkuroshet Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, të cilat gjithashtu kanë qenë pjesëmarrëse në “O Sa Mirë”.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Ka qenë bukuroshja nga Peja, ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shfaqet me Artën tjetër, teksa së bashku etiketojnë “Sha je be tu folën”, duke lënë të nënkuptohet se po rikthehen në serial.

Se ato do të jenë pjesë e serialit, kjo gjë u bë e ditur edhe nga vet faqja e “Sha je be tu folën” në Instagram, e cila publikoi një fotografi të kastit të plotë të aktorëve, ku prezente shiheshin edhe bukuroshet Nitaj dhe Elezaj. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori