LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse është shtyrë ndeshja mes Atletico Madridit dhe Sevillas

Arsyeja pse është shtyrë ndeshja mes Atletico Madridit dhe Sevillas

Do të jenë vetëm nëntë ndeshje në La Liga këtë fundjavë, pasi është konfirmuar se ndeshja e së dielës në mbrëmje ndërmjet Atletico Madrid dhe Sevillas në Metropolitano është shtyrë.

La Liga ka konfirmuar se vendimi është marrë pas diskutimeve me Atleticos dhe Sevillas, si dhe RFEF dhe CSD.


Ky vendim u morë duke pasur parasysh edhe rekomandimet e Këshillit Bashkiak të Madridit.

Disa pjesë të Spanjës pritet të përjetojnë 'stuhi të dhunshme' - diku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda
Lexo po ashtu Disa pjesë të Spanjës pritet të përjetojnë 'stuhi të dhunshme' - diku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda

Më herët të dielën, AEMET lëshoi ​​​​një alarm të kuq për reshje shiu dhe stuhi në zonën e Madridit, me Metropolitano që ndodhet në një nga zonat e prekura.

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes, është marrë vendimi që ajo të mos zhvillohet.

Një datë për ndeshjet do të publikohet në ditët në vijim. Nuk ka dyshim se Sevilla do të jetë më e kënaqur me anulimin e lojës, pasi ka humbur tre ndeshjet e para të sezonit. Atletico Madrid do të kishte shkuar për fitoren e tretë nga katër. /Telegrafi/