LAJMI I FUNDIT:

Arsenali zbulon fanellat e edicionit të ardhshëm, Granit Xhaka mungon në prezantim

Arsenali zbulon fanellat e edicionit të ardhshëm, Granit Xhaka mungon në prezantim

Klubi anglez, Arsenali ka prezantuar sot (e premte) gjatë ditës fanellat e reja të para, ato të ndeshjeve si vendas, për sezonin e ri 2023/24.

Fundi i edicionit aktual vjen edhe si fillim i edicionit të ardhshëm, pasi klubeve veçse bëhën gati për sezonin e ri.


Prezantimi i fanellave të reja është njëra nga gjërat që shumica e klubeve e bëjnë në fund të sezoneve, pasi duan t’i bëjnë marketing në ndeshjet e fundit, për të bërë tifozët t’i blejnë ato.

Njëra nga skuadrat që i ka prezantuar tashmë fanellat e para për sezonin 2023/24 është edhe Arsenali, në bashkëpunim me partnerin e tyre Adidas.

Arsenali dhe Adidas janë bërë bashkë për të zbuluar fanellën e re, duke shënuar 20-vjetorin e sezonit ‘Invincibles’. Duke e kthyer atë në sezonin 2003/04, fanella e parë merr frymëzim nga kompleti ikonë me disa shtesa të reja yjore.

Fanella e Arsenalit për sezonin 2023/24 merr formën e saj në nuancat e reja mahnitëse të kuqes së theksuar, duke festuar skuadrën e sotme. Baza e kuqe e theksuar kompensohet me një mëngë të bardhë dhe një model rrufeje, që rrjedh vertikalisht nga lart poshtë.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin yjet e ekipit si Bukayo Saka, Martin Odegaard, Gabriel Martinelli, Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus dhe Ëilliam Saliba.

Megjithatë, në prezantim vërehet mungesa e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithmonë ka qenë pjesë e prezantimeve, por kësaj radhe mungon pasi po përfolët për një transferim të tij në verë te Bayer Leverkusen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori