LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do të dëgjojë ofertat për Granit Xhakën dhe Lucas Torreiran

Arsenali do të dëgjojë ofertat për Granit Xhakën dhe Lucas Torreiran

Arsenali thuhet se është i përgatitur të fitojë para këtë verë nga shitja e mundshme e yllit shqiptar, Granit Xhaka dhe mesfushorit tjetër, Lucas Torreira.

Dyshja e mesfushorëve janë jo rrallëherë titullar në ekipin e Mikel Arteta, sidomos Xhaka, por janë lidhur me largimin nga Emirates pas përfundimit të sezonit.


Torreira nuk ka luajtur aq sa dëshiron ndërsa Xhaka ka duruar një sezon të trazuar qysh prej një konfrontimin me tifozët e Arsenalit tetorin e kaluar.

Xhaka zbulon ofertën e Hertha Berlinit dhe tregon arsyen e qëndrimit te Arsenali
Lexo po ashtu Xhaka zbulon ofertën e Hertha Berlinit dhe tregon arsyen e qëndrimit te Arsenali

Xhakës iu ishte hequr shiriti i kapitenit dhe mund të kishte ndërruar klubin në afatin e janarit, por përfundimisht u mirëprit në skuadër nga Arteta.

Megjithatë, David Ornstein nga mediumit Athletic raporton se Arsenali është i hapur për të shitur mesfushorët, por nuk janë të sigurt se do të ketë oferta të përshtatshme.

Klubet po përpiqen të rikuperohen nga ndikimi i pandemisë së coronavirusit dhe problemet e pritura financiare pritet të kenë një ndikim të madh në afatin e transferimeve të verës.

Ish-mbrojtësi zviceran i Arsenalit: Interi duhet ta konsiderojë seriozisht transferimin e Xhakës
Lexo po ashtu Ish-mbrojtësi zviceran i Arsenalit: Interi duhet ta konsiderojë seriozisht transferimin e Xhakës

Torreira është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Serie A dhe 24-vjeçari ka pranuar se do të pëlqente të luante përsëri në Itali një ditë.

Xhaka ishte duke u rikthyer përsëri në Gjermani në janar dhe është vendosur të tregoj përsëri vlerat e tij te Arsenali para se të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori