LAJMI I FUNDIT:

Arsenali synon të rikthehet te fitoret ndaj Brentfordit, formacionet zyrtare

Arsenali synon të rikthehet te fitoret ndaj Brentfordit, formacionet zyrtare

Arsenali do të përballet me Brentfordin në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.

Londinezët në këtë takim vijnë pas humbjes befasuese nga Everton, teksa kërkojnë këndelljen para adhuruesve të vet.


Topçinjtë në këtë takim duan vetëm tre pikët, pasi në të kundërtën rrezikojnë që City t’iu ofrohet edhe më shumë në tabelë.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë fitorja për vendasit, duke marrë parasysh formën fantastike që po kalojnë Brentford dhe që kanë udhëtuar drejt Londrës për mos tu mposhtur.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Saka, Martinelli, Nketiah.

Brentford: Raya, Roerslev, Ajer, Pinnock, Mee, Henry, Norgaard, Jensen, Janelt, Mbuemo, Toney.

/Telegrafi/