LAJMI I FUNDIT:

Arsenali planifikon të nënshkruajë të paktën katër lojtarë këtë verë, zbulohen planet dhe emrat

Arsenali planifikon të nënshkruajë të paktën katër lojtarë këtë verë, zbulohen planet dhe emrat

Arsenali po planifikon të nënshkruajë të paktën katër lojtarë këtë verë për të ndihmuar në përballimin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Topçinjtë po shijojnë një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Mikel Artetës dhe duken të destinuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke përjashtuar një gabim të madh.


Ata kanë mundësinë të shkojnë pesë pikë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë me një fitore ndaj Evertonit sot (e mërkurë) në mbrëmje.

Arteta shtoi përforcime si Jacub Kiwior, Leandro Trosssard dhe Jorginho në skuadër në janar, por pritet të përforcohen tutje në verë.

Sipas mediumit The Times, spanjolli ka plane për të nënshkruar me dy mesfushorë të tjerë, një sulmues anësor dhe një mbrojtës të majtë.

Superkompjuteri hedh parashikimin e ri për fundin e sezonit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Superkompjuteri hedh parashikimin e ri për fundin e sezonit në Ligën Premier

Zbulohen planet e transferimit të Arsenalit

Declan Rice është caktuar si pasardhësi i mundshëm i Granit Xhakës, me mesfushorin e West Ham të lidhur shumë me një lëvizje në Emirates.

Gazetari Gary Jacobs tha për The Times se Arsenali është ‘i bindur se mund ta mposhtë Chelsean’ me nënshkrimin e tij, me Blutë gjithashtu të interesuar për reprezentuesin anglez.

Jacobs deklaroi se Rice mund të kushtojë 80 milionë funte pasi ai refuzoi disa kontrata me Çekanët, duke konfirmuar dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Arteta gjithashtu mund të kthehet për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, pasi panë dy oferta të refuzuara për 21-vjeçarin në janar.

Raporti pretendon se klubi mund të përdorë Kieran Tierney si një mënyrë për të financuar transferimet e tyre, me Newcastle United që mendohet të jetë i interesuar për mbrojtësin e majtë skocez.

25-vjeçari është kufizuar në vetëm katër ndeshje si titullar në Ligën Premier këtë sezon, me Oleksandr Zinchenko të zgjedhurin e parë në atë pozicion.

Ndërkohë, thuhet se mesfushori Albert Sambi Lokonga, i cili aktualisht është i huazuar te Crystal Palace, dhe Nuno Tavares, mbrojtësi i krahut i huazuar te Marseille, mund të shiten të dy këtë verë.

Për më tepër, Arteta do të marrë një vendim për të ardhmen e Emile Smith Rowe, i cili nuk ka qenë pjesë e ekipit këtë sezon për shkak të një operacioni në ijë.

Ndërsa klubi do të duhet gjithashtu të zgjidhë situatën e Folarin Balogun. Sulmuesi, i cili është i huazuar te Reims, ka ndezur Francën këtë sezon, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i Ligue 1 pas Kylian Mbappe. /Telegrafi/