LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nuk i ndahet barazimeve, tani edhe ndaj Wolves

Arsenali nuk i ndahet barazimeve, tani edhe ndaj Wolves
Henrikh Mkhitaryan vs Wolverhampton Wanderers (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Wolverhampton Wanderers, i treti radhazi në Ligën Premier.

Ishte një lojë me raste nga të dy anët, ndërsa mysafirët befasuan me lojën e mirë dhe në fund arritën të marrin një pikë nga Emirates.


Ishte Raul Jimenez ai që asistoi te Ivan Cavaleiro në minutën e 13-të për t’i dhënë mysafirëve epërsinë.

Shkodran Mustafi në duel me Raul Jimenez, shqiptari luajti gjatë gjithë takimit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 22-të Alexandre Lacazette kishte rast për gol, ndërsa në minutat vazhdim ishte radha e Helder Costas, por portieri Bernd Leno u tregua i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë Arsenali provoi me Lucas Torreiran (61′), Hector Bellerin (71′) dhe Pierre Emerick Aubameyang (73′), por rrjeta e Rui Patrcios nuk u tund.

Pierre-Emerick Aubameyang në duel me Willy Boly (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në fund shans për gol kishte edhe Ruben Neves, por Leno bëri një prite të mirë. Kur të gjithë menduan se ndeshja do përfundonte me humbje të Topçinjve, në skenë doli Henrikh Mkhitaryan (86′) dhe barazoi rezultatin në 1-1.

Vlen të theksohet se në minutat shtesë Wolves goditën shtyllën e portës së Lenos.

Skuadra e Unai Emery edhe një herë nuk arriti ti kthehet fitoreve në PL (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi Arsenali renditet në vendin e pestë me 24 pikë, kurse Wolverhampton Wanderers në pozitën e 11-të me 16 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Unai Emery është kundër Bournemouthit, ndërsa Wolves ndaj Huddersfieldit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori