Arsenali dhe Crystal Palace kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të Palace në takimin që pritet të zhvillohet në Emirates Stadium me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Mikel Artetës vjen në këtë ndeshje pas një serie prej pesë fitoreve radhazi dhe synon të gjashtën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, mysafirët vijnë nga një seri prej tri humbjeve radhazi dhe duan të kthehen te rezultatet pozitive pas shkarkimit të Patrick Vieiras.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka është titullar te vendasit.

Reklama

Arsenal: Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Trossard, Martinelli; 

Reklama

Crystal Palace: Whitworth, Ward, Guehi, Andersen, Mitchell; Milivojevic, Doucoure; Schlupp, Olise, Zaha; Edouard; 

/Telegrafi/