Arsenali beson se mund ta fitojë garën për transferimin e të riut të Chelseat, Domingos Quina.

Topçinjtë kanë arritur të shmangin konkurrencën e shumë klubeve evropiane dhe tash janë të parët në listë për nënshkrimin e 16 vjeçarit.


Talenti portugez kaloi te Blutë si 13 vjeçar nga Benfica, mirëpo nuk ka vendosur të qëndrojë gjatë te klubi anglez.

Sipas Daily Telegraph, Arsene Wenger e ka përfshirë në listën e talenteve që kërkon për të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app