LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Baillyn

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Baillyn
Eric Bailly (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Eric Bailly nuk është i lumtur te Mancheter Unitedi dhe skuadrat tjera angleze duan ta shfrytëzojnë këtë dhe ta transferojnë gjatë afatit të janarit.

Bailly erdhi me bujë në verën e vitit 2016 te Djajtë e Kuq duke u bërë shpejt një titullar i pazëvendësueshëm.


Në sezonin e tij të parë, Bailly ishte pika kyçe e mbrojtjes, ku edhe fituar tre trofe të rëndësishëm në atë vit.

Bailly: Kritikat e Neville po dëmtojnë lojtarët e Unitedit
Lexo po ashtu Bailly: Kritikat e Neville po dëmtojnë lojtarët e Unitedit

Megjithatë, në sezonin pasues, mbrojtësi 24-vjeçar humbi vendin e titullarit dhe luajti vetëm 18 ndeshja në të gjitha garat, ndërsa njësoj është situata edhe këtë vit.

Kjo situatë në Old Trafford e ka frustruar tej mase mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë dhe tani po mendon largimin në janar nga Unitedi.

Situatën e tij duan ta shfrytëzojnë dy skuadra të mëdha nga Londra, të cilat duan ta transferojnë gjatë janarit.

Bailly nuk ka raporte të mira këtë sezon me Mourinhon (Getty Images)

Sipas mediumit Daily Star, Arsenali dhe Tottenhami e kanë si objektiv tanimë mbrojtësin e palumtur të Unitedit.

Mauricio Pochettino llogaritet si një admirues i madh i mbrojtësit, ndërsa Unai Emery e njeh mirë mbrojtësin që nga ditët e tij në La Liga me Villarrealin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori