LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dhe Chelsea në garë për Carrascon

Arsenali dhe Chelsea në garë për Carrascon

E ardhmja e Yannick Carrascos te Atletico Madridi nuk është e sigurt, pasi lojtari mund të largohet nga klubi spanjoll.

Mesfushori ofensiv pritet të jetë njëri prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.


Klube të mëdha evropiane janë në kërkim të shërbimeve të tij, ndërsa kërkesat më të mëdha janë nga Liga Premier.

Sipas Independent, Arsenali dhe Chelsea janë klubet që udhëheqin garën për shërbimet e futbollistit belg.

Raportet e medieve spanjolle thonë se Atletico nuk do ta lejojë largimin e 23-vjeçarit për më pak se 50-60 milionë euro.

Në ndërkohë, Diego Simeone e konsideron atë lojtar të rëndësishëm dhe do të mundohet ta mbajë në skuadër.

Porse ofertat e mëdha që mund të vijnë nga klubet angleze, nuk ka dyshim se do t’i bindin krerët e Los Rojiblancos ta shesin lojtarin.

Kalimi i tij te Chelsea është më i mundshëm, pasi Atletico dëshiron ta rikthejë Diego Costan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori